Roland Saliu dhe Mirvjen Hyseni kanë qenë duke konsumuar një kafe bashkë në barin e ‘Hotel Vlora’. I pranishëm ka qenë dhe një person i tretë që shoqëronte Saliun, që pasi e ka zbritur këtë të fundit nga makina ka shkuar të parkojë mjetin. Në atë moment, personi i tretë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore, ka dëgjuar të shtëna me armë. Kur është kthyer në më pak se 1 minutë ka parë të shtrirë e të përgjakur, Saliun dhe Hysenin.
I pari që është prekur nga plumbat ka qenë Roland Saliu, ku 1 plumb në kokë ka rezultuar fatal ëpr jetën e tij. Ndërsa mendohet se Mirvjen Hyseni ka marrë 5 plumba, dhe humbi jetën pak minuta më pas në spitalin rajonal të Vlorës. Policia po heton në disa pista. Ndonjë konflikt i mundshëm i Hysenit por edhe Roland Saliut.