Për pak minuta, skena ka qenë në qendër të vëmendjes botërore. Para një konference për shtyp për zgjedhjet e ardhshme për President të FIFA-s, Sepp Blatter u bë viktimë e një komediani.
Më 20 korrik, ishte Simon Brodkin ai i cili i tregoi Blatterit “ofertën e Koresë së Veriut” për të organizuar Botërorin 2026.
Aktori i komedisë nxorri një tufë dollarësh falsë dhe i lëshoi ato në ajër mbi organizatorin e futbollit botëror, që është i zhytur në skandale korruptive.
Por Brodkin nuk e kishte këtë shfaqjen e tij të parë. Marifetet e tij kanë nisur që në Britaninë e Madhe ku i njohur me emrin Lee Nelson, ai ka pasur dy emisionet e tij “Mirë, trego” dhe “Njerëz të lezetshëm” në vitin 2013.
Me rastin e konferencës për shtyp të FIFA-s, ai zgjodhi të vishte kostumin e një prej personazheve të tij që tallet me futbollin. Atë të Jason Bent. Por si arriti ai të hynte në konferencë? U paraqit si gazetar!