Ëndrra që nuk të lënë të zgjohesh i quan kryeministri Edi Rama, zgjedhjet, vettingun si dhe raportin me ndërkombëtarët. Por këto, nuk janë makthe të tijat, por të liderit të opozitës Lulzim Basha. Ne një video-montazh ironik shihet një person që ironizohet të jetë kreu i PD-së Lulzim Basha qe është në gjumë dhe shikon ëndrra me vettingun, zgjedhjet dhe ndërkombëtarët që kalojnë mbi cadrën ku opozita shqiptare protestoi për tre muaj kundër qeverisë. Ndërsa postimin Rama e ka shoqëruar me një status, ku referuar gjendjes së PD-së që ai shfaq, i bën thirrje demokratëve që të mendohen për kë të votojnë më 25 qershor, në zgjedhjet parlamentare që mbahen në Shqipëri. /ma.me
/Gazeta Express/