Për herë të parë, Cristiano Ronaldo, postoi foto në rrjetet sociale me të dashurën, Georgina Rodriguez. Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, duket se nuk po e vret shumë mendjen për akuzat në drejtim të tij për evazion fiskal, transmeton Gazeta Express.
Cristiano Ronaldo ka bërë 1,800 postime në Instagram, i cili ka 102 milionë ndjekës – më shumë se çdo sportist tjetër në botë. Së fundmi ai postoi një fotografi me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez.
Portugezi e bëri këtë për herë të parë, pavarësisht se janë në lidhje tash e një kohë. Në foton me të dashurën, Ronaldo ia ka bashkangjitur edhe një emoji “zemër”.Ronaldo është duke u akuzuar për evazion fiskal, që madje raportohet se mund të shkojë edhe në burg, përcjell Gazeta Express.
Gjatë ditës u raportua zyra e taksave në Spanjë ka përfunduar hetimin për sulmuesin e Realit duke ardhur në përfundim se portugezi ka fshehur shumën e 15 milionë eurove nga vitit 2011 deri në 2014 dhe mund të ketë masa ndëshkuese
.Sipas Marca, nëse gjithçka del të jetë e vërtetë, ai mund të dënohet nga 15 muaj deri në pesë vjet burgim, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)