Kreu i LIBRA-s Ben Blushi i ka kthyer përgjigje edhe analizës “psikologjike” që Berisha i bëri atij në Kuvend në lidhje me “dashurinë” e PD-së me Ramën.
Në lidhje me këtë, Blushi tha se xhelozia ka moshë dhe nuk ka të njëjtin intensitet me kalimin e saj.
“S’mund të jesh xheloz se dashurohen dy pleq“., – tha Blushi duke ia kthyer kështu me të njëjtën monedhë përgjigjen Berishës.
Blushi është shprehur se Rama pas zgjedhjeve të 25 qershorit ka më pak shanse nga të gjithë për të kryesuar qeverinë. Sipas Blushit llogaritë elektorale janë kundra Ramës kryeministër
Çfarë tha Berisha
“Jam mjek dhe asgjë nuk më shqit mua nga ndjenjat dhe psikologjia. Duke të dëgjuar ty, konstatoj një shpërthim xhelozie të papërmbajtur. Tani si mjek po të shpjegoj se xhelozia është një ndjenjë që lind të dashuri.
Dhe personi që ti dashuron preferon dikë tjetër. Më përmallove Blush kur recitove Nolin. Tani këshilla: Mos harro asnjëherë se është e vërtetë që dashuria lind xhelozinë. Por xhelozia shkatërron dashurinë. Prandaj me karar se qëllimi yt është të kthehesh aty nga dole.
a.ç