Një krem i ri për fshirjen e tatuazheve premton se mund të zhdukë ngjyrën, nuk shkakton aspak dhimbje por ka një çmim 6 dollarë.
Një student kanadez ka krijuar një metodë të re për heqjen e tatuazheve që mund t’u shpëtojë njerëzve shumë para dhe këtë duke mos u shkaktuar dhimbje.
Ky është një lajm i hatashëm për të gjithë ata që kanë bërë tatuazhe dhe janë penduar, sepse kjo do të thotë që nuk duhet t`i nënshtrohen detyrimisht procesit të dhimbshëm dhe të kushtueshëm të lazerit.
Alec Falkenham ka ofruar për tregun botëror një zgjidhje tjetër edhe më efikase: kur bëhet një tatuazh, ngjyra injektohet në lëkurë.
Kjo shkakton një përgjigje imune dhe qelizat e quajtura “makrofagje” lëvizin në zonën e ngjyrës dhe e gëlltitin atë/a.ç