Eduart Ndocaj, deputeti kauboj që ka firmosur marrëveshje me Lulzim Bashën nuk e pranon ofertën e kreut të PD-së për të hyrë në listat e asaj partie. Në një takim elektoral në Barbolloj, Ndocaj tha se ai kishte vendosur që të garonte për partinë Bashkimi Demokristian dhe lëshoi mesazhe kundrejt Bashës.
“PD do të marrë kosto të jashtëzkonshme pasi vendosi të fusë në lista partitë që janë SHPK, pa elektroat dhe pa zyra”, tha Ndocaj. Ai do të kryesojë listën e Lezhës nën siglën e PBDSH-së.
ma.me