Joe DioGuardi, ish kongresmen në Amerikë, dëshiron ta realizojë një film mbi Gjergj Kastriot Skënderbeun.
DioGuardi, i cili është me origjinë shqiptare, i ka treguar medieve të huaja se si e ka gati një skenar jo shumë të zhvilluar mbi filmin rreth heroit të madh shqiptar.“Do ti tregojmë Amerikës fytyrën e vërtetë të shqiptarëve.
Kemi vetëm një koncept të shkurtër ndërsa një person po merret me analizimin e jetës së Skënderbeut në vitet 1440-1455, kur edhe Skënderbeu ishte në pikun e karrierës”, tregon DioGuardi, shkruan KultPlus.
DioGuardi thotë se dëshiron që filmi të krijohet nga regjisorët më të mirë të Hollivudit, ndërsa kjo ka qenë një ëndërr e tij prej vitesh.“Nëse ke skenar të mirë dhe aplikon në Hollivud, do të financohesh.
Nuk po e bëj këtë për vete por për të gjithë shqiptarët” tregon DioGuardi.Madje, është Russell Crowe personi që do të mund ta luante rolin e heroit të madh, sipas ish kongresmenit i cili është i martuar me Shirley Cloyes dhe ka edhe vajzën një person të famshëm në Amerikë, Kara DioGuardi, përgatiti Blic. (b.an)