Presidenti amerikan Donald Trump u tha liderëve të aleancës së NATO-s, në të cilën mori pjesë edhe kryeministri Rama, se masakra e Mançesterit që vrau 22 persona më herët këtë javë demonstron egërsinë e terrorizmit.
Pas një momenti heshtje në selitë e NATO-s në Bruksel për viktimat e së hënës, Trump tha se sulmet do të vazhdojnë nëse liderët botërorë nuk bëjnë më shumë kundra terrorizmit.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk do ta ndalin kurrë luftën kundër terrorizmit, duke e quajtur sulmin në Manchester “të pamëshirshëm” dhe “barbar”.
“Terrorizmi duhet të ndalet, ose horrori që patë në Mançester dhe në shumë vende të tjera do të vazhdojë përgjithmonë,” tha Presidenti i SHBA-së.
Ai tha se liderët e NATO-s nuk duhet të ndalin vendosmërinë e tyre për të mposhtur terrorizmin dhe të arrijnë paqen dhe sigurinë./a.ç