Ky është momenti tragjik kur një foshnje që qan në mënyrë dëshpëruese kërkon të pijë qumësht nga nëna e saj, pa qenë në dijeni se ajo ka vdekur. Policia u informuar për një trup të vdekur të gjetur pranë shinave të trenit në qarkun Damoh të Indisë, mëngjesin e sotëm. Dhe kur oficerët arritën ata panë një grua të shtrirë në tokë dhe foshnjën 17-muajshe që qante.
Një dëshmitare tha: “Pamë trupin e gruas të shtrirë në shina dhe njoftuam policinë. Por kur pamë më afër, vumë re fëmijën e vogël që qante dhe pinte gji nga e ëma. Shpërthyem në lot, ishte një skenë e pa parë ndonjëherë”.
Ndërsa oficeri i policisë Nand Ram, tha: “Foshnja po qante për të ëmën e tij, dhe duke qenë se ajo nuk i jepte përgjigje, filloi të pinte vetë qumësht nga ajo”.
a.ç
(BalkanWeb)