Zyrtari i lartë amerikan, Hoyt Brian Yee ka komentuar arritjen e marrëveshjes Rama-Basha.
Hoyt Brian Yee tha sot se opozita ndërmori një vendim të rëndësishëm dhe ndryshoi nga qëndrimi i saj për të hyrë në zgjedhje.
“Ramës iu desh të gjente fleksibilitet për të bindur opozitën. Marrëveshja ishte në të mirë të Shqipërisë” – tha zyrtari i DASH.
“Suksesi i takon liderëve të vendeve që ishin të afta të ndërmarrin vendime të vështira, qoftë maqedonia, ku presidenti ivanov vendosi tia japë mandatin koalicionit në Parlament që ka mazhorancën, në mëyrë që ti hapët rrugë formimit të qeverisë, por edhe opozita në Shqipëri që ndërmorri një vendim të guximshëm për të ndryshuar qëndrimin e saj duke vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet që u shtynë. Por këtu përmedim edhe Ramën, të cilit iu desh të gjente fleksibilitetin e nevojshëm për të bindur opozitën të kthehej. Kjo është shumë fitimprurëse për vetë Shqipërinë dhe situatën shqiptare”,- tha zyrtari i DASH.
Gjithashtu Yee tha se deklaratat për ”Shqipëri të Madhe” paraqesin vetëm retorikë të papërgjegjshme.
Sipas tij, këto deklarata duhet të konsiderohen në kontekst të fushatave politike dhe se nuk duhet t’u jepet rëndësi. Hoyt Yee thotë se partitë politike dhe liderët në rajon e dijnë se në integrimet evropiane nuk shkohet përmes ndryshimit të kufijve ekzistues.
Në intervistën e tij për Tanjug, Brian Hoyt Yee thotë se nuk ekziston ndonjë lëvizje serioze për të krijuar ”Shqipërinë e Madhe” dhe se nuk ka interesim te shqiptarët jashtë Shqipërisë e as brenda saj, për ndonjë bashkim.
”Besoj se politika zyrtare, politika e sinqertë e partive (shqiptare) në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë, ose Shqipëri, është integrimi në BE dhe në NATO, në kuadër të kufijve sovran të vendeve ku jetojnë, e jo përmens ndryshimit të kufijve dhe përmes ndonjë lloj identiteti mbikombëtar”, deklaron Yee.
Yee e dënon retorikët e tillë dhe nuk e arsyeton aspak dhe se është e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimor të respektojnë sovranitetin e shteteve fqinje./javanews.al/a.ç