Nëse në SHBA, Donald Trump është president, në Ukrainë është edhe emri i një marke të re birre artizanale.
Prezantuar nga krijuesit ukrainas si një “birrë e qartë perandorake meksikane me limon jeshil”, kjo birrë është në shitje në Lviv, në perëndim të Ukrainës, që prej fillimit të majit.
“Çdo shishe është një mundësi për të dërguar një mesazh të shkurtër”, tregon Iouri Zastavny, bashkëpronar i fabrikës së birrës “Pravda”.
“Pikëpamja jonë sarkastike në tregun global të populizmit është reflektuar në emrin dhe dizajnin e markës”, thekson ai.
Në etiketën e çdo shisheje, presidenti amerikan shfaqet para një vepre që ka premtuar ta ndërtojë mes SHBA-së dhe Meksikës.
Pas tij, Vladimir Putin buzëqesh, me kapele të kuqe që mban një prej sloganeve të fushatës së Donald Trump “Make America Great Again”.
Dhe përkrah tyre, një manifestues me pankartë ku shkruhet “Free Melania” një referim për Zonjën e Parë të SHBA-së.
Fabrika e birrës “Pravda” ka prodhuar në të kaluarën birrë në nderim të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe ish-presidentit amrikan, Barack Obama.
Një markë speciale është prodhuar gjithashtu me figurën e Vladimir Putin.
Fabrika ka nënshkruar marrëveshje paraprake për shërndarjen në Austri dhe Gjermani./b.d