Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka ftuar homologët e vendeve të Ballkanit që të respektojnë marrëveshjet e arritura në samitet e mëparshme.
Apelin e tij Bushati e ka bërë në Romë, ku po merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit, të thirrur nga ai italian, Angelino Alfano.
“Është e nevojshme që të gjitha vendet pjesëmarrëse të kontribuojnë për të konsoliduar arritjet e procesit të Berlinit, si nga pikëpamja e dialogut politik, ashtu edhe nga ajo e zbatimit të projekteve të ndërlidhjes në transport dhe energji”, ka deklaruar Bushati.
Takimi i Romës i paraprin samitit të mëvonshëm mes ministrave të vendeve të rajonit, që do të mbahet në Trieste.
“Procesi i Berlinit duhet të prodhojë instrumente që e përshpejtojnë anëtarësimin në BE”, ka shtuar Bushati./a.m.