Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ndërsa burime nga policia e shtetit fqinj njoftojnë për gjetjen e dy shqiptarëve të pajetë.
Mësohet se viktimat e paidentifikuara ende janë gjetur në një gurore në La Spezia.
Sipas mjekësisë ligjore, shqiptarët kanë humbur jetën tre ditë më parë për t’u gjetur vetëm sot.
Orët në vijim policia italiane pritet të zbardhë shkaqet e ngjarjes. Momentalisht dyshohet se ata kanë rrëshkitur për shkak të terrenit. /javanews/b.d