Vlora u trondit një ditë më parë nga një vrasje e dyfishtë ku mbetën viktima kreu i OSHEE Roland Saliu dhe pronari i “Vlora Channel” Erven Hyseni.
44-vjeçari Saliu ëhstë një person i njohur në Vlorë, me një karrierë të pasur në fushën e energjitikës, ku ka punuar prej vitesh. Po ashtu, ai njihet si drejtues i disa kompanive në dektorin e energjisë. Hyseni mori drejtimin e OSHEE në nëntor të vitit 2015, kur u dorëhoq nga kjo detyrë Anduel Tahiraj, i cili u caktua koordinator i PS.
Në të shkuarën Slaiu ka shërbyer si kryeinxhinier në OSHEE-në e Vlorës. Në të shkuarën, rezulton se Saliu ëhstë arrestuar një herë me urdhër të prokurorisë. Kjo ka ndodhur kur ai punonte si inxhinier i Korporatës Energjetike Shqiptare në Fier në vitin 2008.
Ai u prangos bashkë me dy persona të tjerë me akuzën e abuzimeve me investimet e kryera në sektorin energjetik në Fier. Hetimi lidhej me disa abuzime gjatë instalimit të matësve të rinj të energjisë, ndëkrohë dëmi shkonte në rreth 400 mijë lekë të rinj. Gjatë hetimit të çështjes Roland Saliu u lirua nga akuzat dhe u shpall i pafajshëm.
Detyrat që ka mbajtur
-1997-2004, punon në KESH Vlorë,me detyra të ndryshme drejtuese të këtij sektori.
-2003-2007, administrator dhe bashkë ortak i shoqërisë “T&L ELEKTRIK” me seli në Vlorë dhe aktivitet në fushën e impianteve.
-2006-2007, drejtues teknik në kompaninë “T&L ELEKTRIK”shpk projektim dhe zbatim të impianteve civile dhe industriale.
-2007-2015, drejtues teknik dhe administrator i shoqërisë “ROEL” shpk.
-2010-2015, administrator i shoqërisë “Alba” elektrika Vlora, Alesio Shpk.
/JavaNews/a.m.