Autorët e vrasjes së Erven Hysenit dhe Roland Saliut në Vlorë kanë përdorur një makinë BMW. Pasi qëlluan me breshëri në drejtim të lokalit ku ndodheshin dy viktimat, ata u larguan me shpejtësi dhe më pas braktisën makinën në fshatin Panaja. Në foton e mëposhtme është pikërisht makina e braktisur e vrasësve. Foto është bërë para se mjeti të digjej nga autorët e krimit.
Blindohet qyteti i Vlorës, dalin të dhënat e para për autorët e dyshuar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në mes të qytetit të Vlorës, në zonën e quajtur Sheshi i Flamurit, ku kanë mbetur dy viktima. I vdekur ka mbetur një funksionar i një institucioni të rëndësishëm të qytetit të Vlorës, drejtori i OSHEE te Vlores, Roland Saliu, si dhe nje biznesmen i njohur, Erven Hyseni.
Mendohet se autorët të kenë qenë të maskuar, të paktën sipas dëshmitarëve. Dyshohet se është një atentat i mirëfilltë, pasi automjeti i autorit/autorëve, është gjetur i djegur në një fshat të Vlorës. Plumbat raportohet se kane dale nga nje arme kallashnikov.
Policia ka blinduar qytetin ne te gjitha hyrjet dhe daljet. Mendohet se autoret jane larguar neper fshatrat e Vlores.
Në vendin e ngjarjes shihen edhe një biçikletë dhe një palë shapka, teksa i plagosuri qe gjendet ne spitalin rajonal thuhet se ka marre plumba ne menyre rastesore.
Informacion paraprak nga Policia e Vlorës:
Rreth orës 19:40, në “Sheshin e Flamurit” Vlorë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.
Për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 shtetas:
1- R.S., Drejtor i OSHEE-së
2- E.H., i cili ka ndërruar jetë disa minuta më pas në Spitalin Rajonal Vlorë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali aty pranë sheshit, ku autorët pasi kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuar “Automatik” janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Po punohet për zbulimin e gjeneraliteteve të plota të viktimave.
Policia ka ngritur pika kontrolli në qytet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.
ma.me