Shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, Federica Mogherini ka zhvilluar pasditen e së mërkurës një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama. Për momentin nuk dihen detaje të takimit, që është zhvilluar përpara darkës që zonja Mogherini do të zhvillojë me kryeministrat e vendeve të Ballkanit. Më herët ajo bisedoi në takime të ndara edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe përfaqësues të qeverive të tjera të rajonit. Ndërkohë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në Romë, ku po takohet me homologët e Ballkanit Perëndimor, në prag të Samitit të Triestes.
ma.me