Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në mes të qytetit të Vlorës, në zonën e quajtur Sheshi i Flamurit, ku ka mbetur një viktimë dhe të paktën një i plagosur.
I vdekur ka mbetur një funksionar i një institucioni të rëndësishëm të qytetit të Vlorës, drejtori i OSHEE te Vlores, Roland Saliu.
Mendohet se autorët të kenë qenë të maskuar, të paktën sipas dëshmitarëve. Dyshohet se është një atentat i mirëfilltë, pasi automjeti i autorit/autorëve, është gjetur i djegur në një fshat të Vlorës. Plumbat raportohet se kane dale nga nje arme kallashnikov shkruan Panorama.
Policia ka blinduar qytetin ne te gjitha hyrjet dhe daljet. Mendohet se autoret jane larguar neper fshatrat e Vlores.
Në vendin e ngjarjes shihen edhe një biçikletë dhe një palë shapka, teksa i plagosuri qe gjendet ne spitalin rajonal thuhet se ka marre plumba ne menyre rastesore.