Forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kanë goditur objektivat e ISIS-it me 27 sulme ajrore në Irak dhe Siri, pas sulmit terrorist që vrau 22 të rinj në Manchester.
Luftëtarët e koalicionit arritën 37 objektiva të ISIS me 18 sulme në Siri, duke zhdukur furnizimet e naftës, automjetet dhe arkat e armëve.
Nëntë sulme të tjera goditën 62 objektiva të ISIS në Irak, duke shkatërruar një sërë armësh vdekjeprurëse , përfshirë sistemet e raketave, bombave, automjeteve dhe mitralozave.
Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se sulmet u zhvilluan si pjesë e Operacionit “Inherent Resolve”, një ofensive ushtarake për të shtypur ISIS-in në Siri dhe Irak.
‘Qëllimi yne ishte kufizimi i aftësisë së grupit terrorist për të kryer krime në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën’, thanë zyrtarët, citohet Koha. (b.an)