Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një lajm të mirë ndëshkimin e Edi Palokës nga Gjykata e Lartë për shpifje ndaj Saimir Tahirit. Pavarësisht dënimit me gjobë për Palokën, Rama shprehet se s’keni parë gjë akoma, pasi po vjen Vetingu.
“Një lajm i mirë ndëshkimi i radhës nga Gjykata e Lartë për shpifësin profesionist të PD. Por s’kemi parë gjë akoma, po vjen Vetingu” thotë kryeministri.