Ka qenë i menjëheshmëm reagimi i deputetit të PD-së, Edi Paloka, pak pasi gjykata e dënoi atë për shpifje ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas tij, vendimi i gjykatës eshte marre nen presionin e “Bosit te Tahirit”. Paloka thekson se “Fitorja e PD ne 25 qershor do te jete mbyllja e historise se republikes se vjeter dhe fillimi i asaj qe pret cdo shqiptar; Republika e re”.
REAGIMI I PALOKËS
Ne nje kohe qe gjithe opinioni publik shqiptar dhe nderkombetar tregojne me gisht qeverine Rama dhe drejt per drejt Sajmir Tahirin si autor te kanabizimit te Shqiperise dhe lidhjeve me krimin.
Kur dhe Fatmir Xhafa si ministri qe zevendesoi Tahirin, e drejtoi gishtin tek Sajmir Tahiri. Gjykata e Larte e vene nen presion nga bosi i Tahirit merr vendime te tilla.
Kjo eshte arsyeja pse ne nuk lejojme e nuk do te lejojme qe drejtesia te mbetet ne duart e Rames dhe kujtdo pushtetari tjeter.
Shkeputja e lidhjeve te qeverise me krimin, jane nje nga arsyet madhore pse ne protestuam dhe realizuam qeverine teknike.
Fitorja e PD ne 25 qershor do te jete mbyllja e historise se republikes se vjeter dhe fillimi i asaj qe pret cdo shqiptar; Republika e re.
ma.me