Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte të mërkurën ka shpallur gjendje lufte në ishullin jugor Mindanao, ku po luftojnë forcat e sigurisë me kryengritësit të lidhur me grupin militant “Shteti Islamik” i Irakut dhe Levantit, ka kumtuar zëdhënësi i tij.
Deklarata ka pasuar pasi që afër 100 luftëtarë myslimanë kanë filluar rrethimin e kryeqytetit të ishullit, pas shkëmbimit të përgjakshëm të zjarrit me forcat qeveritare, transmeton Gazetametro.net.
Në gjithë ishullin është shpallur gjendje lufte, ka thënë zëdhënësi Ernesto Abella në konferencën për gazetarë, të cilën e ka transmetuar TV kombëtare, transmeton AFP.
Abella ka thënë se shpallja hynë në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë 60 ditë.
Duterte ka ndërprerë vizitën në Moskë dhe është kthyer prapa në Filipine, “pasi që atje ende zgjasin luftimet kundër ISIL’it”, transmeton Reuters.
Presidenti filipinas gjatë vizitës në Rusi i ka thënë liderit rus Vladimir Putin se Filipinet kanë nevojë për armatim modern për të luftuar kundër ISIL’it dhe se pret përkrahjen e Rusisë.
Putin ka thënë se shpreson që konflikti në Filipine të zgjidhet “me humbje minimale”, transmetojnë mediet.
Ai ka shtuar se ekziston perspektiva për bashkëpunim ekonomik dhe ushtarak të Moskës dhe Manilës.
Duterte më herët ka deklaruar se një nga prioritetet e udhëtimit të tij në Moskë është furnizimi me armatim preciz rus, të cilin do të shfrytëzonte në luftë kundër kryengritësve në jug të Filipineve.
Ai ka thënë se vizita në Rusi tregon politikën e jashtme të pavarur të tij dhe dëshirën që dy vende të krijojnë lidhjet më të afërta.
Presidenti filipinas ka deklaruar se në të kaluarën, vartësia e tepërt e Filipineve nga partnerët tradicional (në rend të parë nga SHBA), i ka kufizuar hapësirën për manovrim në arenën dinamike ndërkombëtare.
ma.me