Gjykata e Lartë ka dënuar me gjobë 500 mijë lekë kryetarin e grupit parlamentar të PD, Edi Paloka për shpifje ndaj Saimir Tahirit. Prokuroria kërkoi pafajësi, ndërsa në fund gjykata vendosi që deputeti demokrat të dënohet me 500 mijë lekë gjobë. Kjo është hera e dytë që dënohet Paloka, pasi më parë është dënuar për shpifje ndaj Ramës.
Kjo padi e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ndaj Edi Palokës është bërë që në 2015, me akuzën për shpifje, pasi ky i fundit e ka akuzuar si i lidhur me krimin dhe bandat kriminale. Procesi gjyqësor ishte i gjatë dhe i shtyrë 7 herë, deri në vendimin e sotëm.
ma.me