Francisco Pavon ka thënë se Zinedine Zidane është trajneri ideal për këtë Real Madrid. Ish lojtari i Real Madridit, Francisco Pavon ka lavdëruar trajnerin francez dhe ish bashkëlojtarin, Zinedine Zidane.
Ai tha se titujt tregojnë për vlerën e Zidane, për të cilin beson se është ideal për këtë skuadër të Realit. “Jam shumë i lumtur me Real Madridin këtë edicion”, tha Pavon për EFF.
“Zidane si lojtar ka fituar Kupën e Botës dhe Kampionatin evropian që është një plus i madh. Ai po vazhdon të dëshmohet edhe si trajner, duke treguar se është ideal për Real Madridin”.
Ai në fund foli edhe për finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Realit dhe Juventusit, ku shpreson se do të fitojë skuadra spanjolle.“Finalja është një ndeshje shumë e mirë, ku mbrojtja më e mirë luan kundër sulmit më të mirë.
Shpresoj se Juvetnus do t’i lejojë disa hapësira Realit, e cila ka skuadër më të mirë, por kjo nuk do të thotë asgjë në finale”, përgatiti ”Express”. (b.an)