Kryetari i LSI, Petrit Vasili ka hedhur poshtë të gjitha hamendësimet se votimi i Ilir Metës si President i Republikës, ka qenë pjesë e një marrëveshje politike me Edi Ramën që në vitin 2013-të.
Këtë deklaratë, Vasili e bëri sonte në emisionin Opinion, ndërsa shtoi se LSI ka qenë promotorja e një aksioni politik për të ndihmuar dy forcat politike në zgjidhjen e krizës.
Kreu i LSI është shprehur se marrëveshja Rama-Basha nuk e ka zhgënjyer aspak LSI-në, por përkundrazi sipas tij është realizuar ajo që LSI priste prej kohësh.
Po ashtu Vasili ka theksuar se roli i LSI-së, në këtë marrëveshje ishte kryesor, pasi marrëveshja erdhi edhe fal insistimit të saj. Vasili deklaroi se Meta dhe LSI kërkoi qeveri besime dhe ajo ndodhi dhe për këtë sipas tij nuk ka si të ndihet e zhgënjyer LSI.