Kombëtarja U-19 ka marrë vetem një barazim pa gola 0-0 në sfidën e pare të turneut “Lazio Cup” ndaj ekipit Racing Club Roma. Ky është një aktivitet i përvitshem në shtetin fqinj të Italisë, ku Shqipëria nuk mungon me prezencën e saj.
Burime nga FSHF-ja bejne te ditur se kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani zhvilluan një ndeshje të mirë, por pa arritur të gjejne golin e avantazhit. Pjesët e ndeshjeve sipas rregullores së këtij aktiviteti ishin nga 30 minuta. Shqipëria bën pjesë në grupin D së bashku me Fiorentinen, Racing Club Roma dhe Cassino.
Dy ndeshjet e rradhës Shqipëria do t’i luaje nesër në datën 24 maj 2017 ora 20:30, Shqipëri-Cassino dhe të enjten data 25 maj ora 17:00 Shqipëria-Fiorentina. Grupin për fazen e metejshme e kalojnë 2 ekipet e para në renditje. /b.d