Ish-trajneri i Real Madridit – i cili njëkohësisht e ka drejtuar edhe Juventusin – Fabio Capello, beson se skuadra spanjolle ka frikë nga ajo italiane.
Dy gjigantët e futbollit evropian ndeshen në finalen e Ligës së Kampionëve më 3 qershor në Cardiff dhe trajneri italian mendon se Los Merengues janë të shqetësuar për kundërshtarin e tyre.
“Drejtorët e Realit kanë frikë nga Juve”, ka thënë Capello në një intervistë për Fox Sports.
“Ata më kanë pyetur pse mbrojtja e Allegrit nuk pranon gola. U kam thënë se do të jetë një finale e baraspeshuar, ndoshta Reali do të ketë një përparësi falë vlerave në sulmin e tyre”./a.m.