AJ Singh është në mesin e shumë taksistëve, që sapo ka dëgjuar për shpërthimin në Manchester Arena, në koncertin e Ariana Grandes, ka ndalur taksimetrin dhe është nisur për ndihmë.
Pasi ka larguar me shpejtësi të pranishmit në që ishin në Manchester Arena, ka pasur kërkesa të mëdha nga prindërit dhe të afërmit, që të gjejnë familjarët e tyre që nuk e dinin ku ndodhen.
“Autobusët u bllokuan kurse veturat lëviznin me vështirësi. Ne jemi profesionist dhe i dimë rrugët më mirë, andaj u vumë në ndihmë”, ka thënë Singht lidhur me rastin.
Mësohet se edhe pasi është normalizuar gjendja, ata kanë vazhduar të ofrojnë shërbime falas për shkak të situatës së jashtëzakonshme. /a.m.