Kryetari i PS Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me gratë e vajzat në Durrës ku ai ka përmendur numrin 91 mandate për PS nëse votojnë vetëm gratë. Kjo sipas tij ldihet me faktin se 65% e grave në Shqipëri votojnë për PS.
“Nëse votojnë vetëm gratë, PS shkon në 91 deputetë në 25 qershor. 65% e grave në vend votojnë për Partinë Socialiste. Burrat thonë duam shtet, por e duan për të tjerët dhe jo për vete. Unë besoj se ne kemi të drejtë tju themi grave dhe vajzave që të votojnë PS, sepse këtu nuk është në lojë fati i partive, por fati i Shqipërisë. Lulin dhe PD i keni dhe nuk i bëni asnjë dëm që ata të rrinë në opozitë. Më mirë me ne”- tha Rama.
Ndër të tjera kryeministri Rama përmendi arritjet gjatë këtij mandati duke thënë se ai di të bëjë shtet, ndërsa të tjerët të shkatërrojnë atë.
“Ne kemi ende shumë për të bërë dhe kemi vënë bazën. Sikur paratë që janë shpenzuar për ujësjellës në çerek shekulli të ishin përdorur me mend do ishin ndërtuar ujësjellësit e Shqipërisë. Sot ka ende zona që nuk kane ujë. Në 2013 Shqipëria kishte vetëm 120 mijë kanale kulluese, ndërsa sot janë 220 mijë hektar tokë bujqësore që ujitet. Është ulur importi sepse është rritur prodhimi vendas. Këtyre jepu një kanal po nuk ta bllokuan për një dimër. Jam i bindur se ne nuk mund t’i themi njerëzve se ne mund të bëjmë çudira, por një provë ua kemi dhënë. Ne dimë të bëjmë shtet, kurse ata dinë të shkatërrojnë shtetin. Dhe për të bërë shtetin na duhet vota”-u shpreh Rama.