I ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në Manchester të Britanisë së Madhe, ku u vranë 22 persona dhe u plagosen 59 të tjerë. ISIS zakonisht e merr përgjegjësinë pas sulmeve të tilla nëpër botë.
Sulmi i mbrëmshëm gjatë koncertit të këngëtares amerikane, Ariana grande, në qytetin anglez të Manchester vrau të paktën 22 persona dhe plagosi 59 të tjerë. Policia britanike ka thënë se kamikazi ka vepruar i vetëm dhe është vrarë në vend të ngjarjes. Deri tani një person është arrestuar në lidhje me këtë sulm.
ma.me