Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka lidhje me sulmin që ndodhi mbrëmë në “Manchester Arena” në Manchester të Britanisë së Madhe. Nga ky sulm u vranë 22 persona dhe 59 të tjerë mbetën të plagosur. Një 23-vjeçar është arrestuar në dalje të Manchesterit mëngjesin e sotëm, i cili besohet se pati lidhje me sulmuesin/kamikazin, shkruan Independent. Kështu ka njoftuar policia e Manchesterit.
ma.me