Kryetari i Parlamentit në detyrë, Ilir Meta ka deklaruar se votimi i vettingut mbrëmë është një vendim historik për Shqipërinë dhe i hap rrugë çeljes së negociatave. Presidenti i zgjedhur deklaroi se jemi në një moment pozitiv për vendin.
“Jam i kënaqur nga zhbllokimi i vettingut, kjo do i shërbejë rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE dhe çeljes së negociatave. Të vazhdojmë me këtë mënyrë konstruktive për zgjedhje transparente që qytetarët të votojnë jashtë çdo forme presioni dhe manipulimi. Jemi në një moment pozitiv për vendin dhe tani vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve”, tha Meta.
Ish-kreu i LSI deklaroi se partia e tij ka insituar për një marrëveshje Rama-Basha dhe se zgjedhjet pa opozitën do të ishin farsë.
“LSI ka insistuar që Rama-Basha, që ishin edhe përgjegjësit kryesor për konfliktin, të gjenin zgjidhje përmes dialogut. LSI u shpreh qarte se do shprehej për koalicon kur të finalizohej reforma zgjedhore. Për ne zgjehdjet pa opozitën do ishin farsë dhe ne do bënim koalicion me PS nëse do ofronte kushte maksimale për opozitën që të futej në zgjedhje”, tha Meta
Meta deklaroi se tani kemi një qeveri besimi me Ramën kryeministër dhe ministra teknike, Rama diti të fitojë besimin e Bashës. Meta shtoi se tani kemi zgjedhje, reformë në drejtësi dhe vetting me opozitën dhe gara është më e bukur
“LSI nuk ka arsye të jetë e shqetësuar, madje është e gëzuar më shumë se PD-PS për marrëveshjen. Kemi qenë të qartë për të ofruar një qeveri besimi për zgjedhje. Tani kemi qeveri besimi me Ramën kryeministër dhe ministra teknike, Rama diti të fitojë besimin e Bashës. LSI deklaroi që në fillim që vendoste në dispozicion në qeverisë të besimit ministrat e saj. Të dyja palët u tërhoqen nga disa kërkesa dhe u arrit marrëveshja. Zgjedhjet pa opozitën do ishin absurde. Tani kemi zgjedhje, reformë në drejtësi dhe vetting me opozitën”, tha Meta.
Ish-kreu i LSI deklaroi se këto zgjedhje do të ketë surpriza dhe shtoi se krahët e LSI janë të hapur për të gjithë.
“Krahët e LSI të hapur për Ramën?Krahët e LSI janë të hapur për të gjithë. Kjo nuk është një marrëveshje kundër LSI, madje jemi të favorizuar. Do ketë surpriza në zgjedhje.Kjo është një marrëveshje që e ndihmon LSI-në. Në mënyrë shmë të qartë, me rezultatet e 2015-ës, LSI merr të paktën 34 mandate deputetësh në të gjithë vendin. Pas dy vitesh, 2017, rritja do të jetë në një progresion të pamenduar. LSI merr 7 mandate në Tiranë, 4 në Durrës, 4 në Elbasan, 3 në Korçë.Tani çdo gjë është më e bukur, ka garë, ka demokraci dhe do të ketë surpiza”, tha Meta./javanews.al/a.ç