Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me shpërthimin në Mançester, ku humbën jetën 19 persona dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.
“Të shokuar nga lajmi i tmerrshëm për një sulm të dyshuar terrorist në Mançester. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për popullin britanik. Qëndrojmë të bashkuar”, thuhet në profilin e MPJ në Twitter.
Shpërthimi i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e së hënës në “Manchester Arena”, ku ishte duke u mbajtur koncerti i këngëtares Ariana Grande.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërkohë që autoritetet vendase po hytojnë mbi dyshimet e një sulmi terrorist./a.ç