Sipas britanikes Times, ISISpo përdor njerëz si kavie humane për të kryer eksperimente kimike. Gjurmë të këtyre eksperimenteve janë gjetur në Mosul.
ISIS ka testuar muajt e fundit armë kimike mbi kavie humane në prag të sulmeve të mundshme ndaj objektivave perëndimore përfshirë këtu dhe helmimin e ujit dhe të ushqimit.
Lajmi konfirmohet nga burime ushtarake amerikane dhe britanike që citohen nga Times.
Gjurmë të këtyre eksperimenteve janë gjetur në disa dokumente të fshehura në universitetin e Mosulit në zonën e rimarrë në kontroll nga ISIS në qytetin irakian. Militantët e të vetëshpallurit Shtet Islamik kanë përdorur si kavie disa të burgosur, të cilët kanë ndërruar jetë pas një agonie të gjatë deri në dhjetë ditë.
Dokumentet që tregojnë këto krime të tmerrshme ishin fshehur nga forcat speciale irakiane pas rimarrjes nën kontroll të një pjese të bastionit të xhihadistëve. Ushtarët zbuluan në disa dhoma që përdoreshin nga Isis, gjurmë të të paktën dy agjentëve kimikë me të cilat janë kryer eksperimentet.
Sipas të dhënave më të fundit të Times, e cila citon burime të agjentëve të sigurisë amerikanë dhe britanikë, xhihadistët kanë helmuar për disa ditë me radhë ushqimet e të burgosurve me përbërës të pesticideve duke i shkaktuar vdekjen pas një periudhe të gjatë vuajtjesh.
Gjithnjë sipas dokumenteve, terroristët flasin për një armë ideale vdekjeprurëse dhe pretendojnë se kanë disa solucione të ndryshme për të arritur qëllimet e tyre. Një skenar që Times nuk ka hezituar ta cilësojë si një hap prapa drejt nazizmit. (b.an)