Përveç ndryshimit të datës së provimeve të Maturës, Ministria e Arsimit ka ndryshuar edhe mënyrën e pranimeve për në universitet duke shkurtuar afatet dhe dhënë mundësi për çregjistrim të maturantëve gjatë procesit. Ministria e Arsimit nëpërmjet një udhëzimi ka ndryshuar rregullat e aplikimit për në universitet, duke u përqendruar vetëm në dy raunde të cilat do të kenë 7 faza 48 orëshe secili, mundësi për çregjistrim dhe jo zvarritje të procesit pas 16 tetorit.
Këtë të martë edhe cikli i ulët do testojë njohuritë e arritura. Pa detyrim dhe pa te drejtë note, nxënësit e klasave të 5-të në rang vendi do testojë njohuritë për ti dhënë një panoramë të qartë politkbërëse për ndryshimin e kurrikulës trajnimin e mësuesve nëse kanë nevojë dhe informacion për prindërit se ku ndodhet fëmija i tyre. Ky testin në klasat e 5-ta bëhet për të dytin vit radhazi. por bashku me klasën e 9 si provim detyrues ata nxjerrin të dhëna mjaft të qarta për shkollat 9 vjeçare në rang vendi. BW
ma.me