Një person ka parkuar keq makinën e tij, në vijat e bardha, e për këtë arsye Policia Rrugore e ka gjobitur maksimalisht.
Ka qenë kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj që ka postuar foton në rrjetin social Facebook.
Por ajo që të bënë në shumë përshtypje është përshkrimi që ka zgjedhur Veliaj ta shoqërojë postimin e tij.
Veliaj e paralajmëron se nëse do ta bëjë sërish këtë gjë do ta ngrinte “zgupthi” makinën.
“Ta gëzosh super makinën.Ta gëzosh dhe gjobën maksimale meqë ke parkuar aty ku kalojnë nënat e fëmijët. Bëje prapë nesër dhe e sheh zgupthi Benzin”, shkruan Veliaj.