Ndërkohë që fytyrën për çdo ditë e përkëdhelim dhe e ruajmë nga ndikimet e ndryshme dëmtuese të cilat i shkaktojnë shenjat e plakjes, lëkurën e qafës shumë shpejt e harrojmë.
Atë që shumica e damave nuk e dinë që ato janë shenja të plakjes – rrudhat dhe lëkura e lëshuar – më së shumti shihen bash në këtë pjesë të trupit (përreth shuplakave dhe duar).
Këto janë këshillat se si mund të pengoni plakjen e hershme, por edhe ndryshimet e përgjithshme të cilat vijnë me moshën:
Qitni mjaft faktorë mbrojtës
Gjëja më e rëndësishme për të cilën gjithmonë duhet patjetër të mendoni është përdorimi i kremit me faktorin mbrojtës. Aq më tepër, është e nevojshme që të përdorni shumë më tepër kremra në qafë, sesa në fytyrë. Rregull e përgjithshme është që në lëkurë të qafës dhe në gjoks të përdorni kremin.
Mbroni qafën me kapelë
Bartja e kaftanit mbron trupin tonë nga rrezet e drejtpërdrejta të diellit, ndërkaq në këtë mënyrë edhe mbroheni nga djegia e lëkurës, derisa kapela e këtillë mbron lëkurën “nga lart”. Në këtë mënyrë nuk do t’i krijoni vetes njolla të cilat në këtë kohë gjithnjë e më shumë femra i kanë në moshën e shtyrë.
Kremi për fytyrë është krejtësisht i mjaftueshëm
Në barnatore dhe në dyqane të kozmetikës mund të blini kremra të posaçme për lëkurën e qafës dhe të gjoksit (dekoltesë), mirëpo në përgjithësi krejtësisht të mjaftueshme janë kremrat për fytyrë. Kërkoni produkte me peptide dhe retinole, të cilat ngadalësojnë plakjen dhe ripërtërijnë lëkurën.
Flini në shpinë
Kjo është poza më e mirë e gjumit për shumë arsye – gjatë natës lëkura e qafës do të jetë e tendosur, derisa flini në stomak i bëni presion fytyrës dhe qafës për shkak të pozitës së kokës në jastëk. Gjumi në stomak shkakton shfaqjen e rrudhave.
Shikoni më pak celularin
Falë aplikacioneve të ndryshme interesante, shikimi ynë shpesh është i drejtuar me sy poshtë, përkatësisht në celular. Linjat horizontale të cilat shfaqen kur përkulim kokën poshtë, me kalimin e kohës mund të thellohen për shkak të lakimit të shpeshtë të lëkurës së qafës. Ose shikoni më pak fotografi në Instagram apo ose mbani telefonin në nivelin e syve, në mënyrë që të mos jeni të detyruar të përkulni kokën.