Një nga aleatët e Lulzim Bashës, deputeti “kaubojs” Eduart Ndocaj, duket mjaft kreativ në idetë që përciell.
Nga sot, ai ka nisur të shpërndajë tituj dhe dekorata nderi për të gjithë individët që ai mendon se e simpatizojnë më shumë atë dhe partinë e tij.
Ndocaj sot ka nderuar me titullin “Kaubojs” dhe medaljen “Trump të Lirisë” disa nga antarët të partisë që drejton në bazë të kontributit që ata japin.
“Kaubojsi” ka zgjedhur emrin e presidentit amerikan Donald Trump për ta stampuar në çmimet që ai shpërndan në formë vlerësimi ndaj kreut të SHBA-ve.
Çmimet dhe dekoratat Ndocaj i shoqëron edhe me një celular si shpërblim.
Një ditë më parë Ndocaj nxorri në dritë edhe një libër për jetën e tij ku kishte zgjedhur ta titullonte “Jeta ime”, titull ky i përdorur edhe nga personazhe të tjerë të politikës botërore. /b.d