Tashmë është zyrtare, jo vetëm zgjedhjet parlamentare do të jenë më 25 qershor, por edhe Kavaja do të votojë më 25 qershor për kreun e ri të kësaj bashkie.
Në një kohë që gara pritet të jetë e ashpër, zërat po shtohen çdo ditë e më shumë se kush do të jenë kandidatët për kryetarë bashkie nga forcat politike, që do të zënë këtë post, pas dorëheqjen së Elvis Rroshit. Ndonëse zgjedhjet për kryetar bashkie të këtij qyteti ishin planifikuar që më 7 maj, ata u anuluan, ndërsa tashmë datë e re kur do të votohet për pushtetin lokal, është ajo e 25 qershorit, e njëjta edhe me zgjedhjet parlamentare.
Burime të besueshme për GSH.al kanë bërë të ditur se Partia Demokratike, e ka vendosur se me cilin kandidatë do të konkurrojnë në këto zgjedhje, ku kërkojnë të fitojnë Bashkinë Kavajë.
“Do të rikandidoj sërish. Kam mbështetjen e bazës dhe të kryeministrit” është shprehur Shehi për mediat, një ditë pas lajmit të anulimit të zgjedhjeve dhe dorëheqjes së tij nga kandidat për kryetar bashkie Kavajë.
Dhe kjo deklaratë e tij lë vend për diskutime nëse do ta propozojë sërish Partia Socialiste apo jo për kryetar bashkie.
Në rast se po, atëherë ai do të ketë përballë kandidatin që pritet të zyrtarizohet nga PD-ja nesër, Isa Sakja. Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u parë./a.ç