Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 7 persona, mes të cilëve edhe pronari i një lokali nate.
Arrestimi i tyre është bërë pasi i janë gjetur 3 doza me lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” të fshehura në një paketë cigaresh, si dhe 27 gramë bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e futur në qese plasmasi.
Të arrestuar
· Armando Kokot, 18 vjeç,
· Mario Kokot, 22 vjeç, (vëllezër)
· Leodin Rungo, 37 vjeç,
· Johan Mukollari, 42 vjeç,
· Agron Berisha, 44 vjeç.
• Aleks Kostreci, 44 vjeç, banues në Korçë, pronar i lokalit si i dyshuar për konsumim të veprës penale: “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Si dhe truprojës të sigurisë në këtë lokal shtetasit :
• Elton Liço, 46 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale : “Moskallzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” pasi dyshohet se ky i fundit ka njoftuar shtetasit e lartpërmendur për ardhjen e Policisë, të cilët pas marrjes të këtij sinjali kanë tentuar të fshehin lëndën e dyshuar narkotike .
Filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj:
• E.K, 26 vjeçe, banuese në Korçë, (bashkëshortja e pronarit) për veprat penale: “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave” pasi rezulton se në këtë lokal, kjo shtetase nuk lëshonte kupon tatimor për klientët , si edhe kishte punësuar dy punonjës të cilët i kishte të padeklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore.
Operacioni për kapjen e të arrestuarve
Arrestimi i personave të lartpërmendur u bë sot, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal me muzikë live, me vendndodhje në kilometrin e parë të rrugës Korçë-Dishnicë, në afërsi të tavolinës ku ndodheshin shtetasit e mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :
3 doza me lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” të fshehura në një paketë cigaresh, si dhe 27 gramë bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e futur në qese plasmasi.
Materialet për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme./a.ç