Ikja e një adoleshenteje nga shtëpia ka alarmuar familjen e saj, ndërsa i vëllai është detyruar të bëjë menjëherë kallëzim në polici. Por sapo Policia e Korçës ka nisur kërkimet, 19-vjeçarja është rikthyer në shtëpi duke deklaruar se kishte ikur me dëshirë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Korçës, 22-vjeçari me iniciale A.C., banues në fshatin Libonik-Maliq është paraqitur dje në Komisariat dhe ka deklaruar se e motra kishte ikur një ditë më parë nga shtëpia pa thënë asgjë. Sipas tij motra ishte zhdukur pa gjurmë. Jo pak i tronditur i vëllai i trembur për jetën e së motrës ka kërkuar që policia të vihet në lëvizje për gjetjen e saj. Policia u vu në kërkim të së resë, ndërsa referoi rastin edhe në Prokurorinë e Korçës.
DËSHMIA
Por menjëherë pas nisjes së kërkimeve, vajza është kthyer në banesë. 19-vjeçarja kishte deklaruar se ishte larguar me dëshirë nga shtëpia ku jetonte me gjyshërit dhe vëllain pasi prindërit i ka të divorcuar. “Unë ika me dëshirën time, nuk më mori kush me zor. Isha me të dashurin për qejf”, ka pohuar e reja.