Një 15-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit i cili akuzohet për vjedhje në bashkëpunim.
Një ditë më parë adoleshenti së bashku me dy persona të tjerë kanë vjedhur shumën prej 4 milionë lekë të reja në banesën e D.L, 48-vjeç, banues në lagjen “8 shkurti”, Fier.
Bëhet fjalë për S.K, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier, i cili ka hyrë së bashku me dy të tjerë, në banesën e komshiut.
Burime nga policia bëjnë me dije se dy bashkëpunëtorët janë shpallur në kërkim, ndërsa po vijon puna për kapjen e tyre.