Ndërsa në Shqipëri vazhdojnë polemikat rreth ndeshjes së djeshme mes Kukësit dhe Skënderbeut që u dha verilindorëve titullin kampion, arritja e tyre nuk ka kaluar pa u vënë re nga UEFA.
Kjo e fundit, në faqen e saj në internet, në pjesën që u kushtohet vendeve anëtare, ka theksuar se si Kukësi është skuadra e parë që shpallet kampione në këtë fundjavë, në të cilën vendoset fati i disa titujve në Europë.
“Kukësi është kampioni i parë kombëtar që shpallet në këtë fundjavë, duke siguruar titullin e parë në historinë e kampionatit shqiptar”, shkruhet në faqen zyrtare të UEFA-s, ndërsa sqarohej se trofeu i dytë i dhënë sot ishte ai i Kupës së Maltës, ku Floriana kishte mundur në finale Sliema Uonderers./a.ç