Zlatan Ibrahimoviç insiston se është i gatshëm për finalen e Ligës së Evropës ndaj ish-skuadrës së tij, Ajaxit.
Goal shkruan se suedezi do të jetë spektator në Stockholm për të shikuar finalen ndërmjet Manchester Unitedit dhe Ajaxit, transmeton Koha.net.
Ibra kishte pësuar një lëndim të rëndë ndaj Anderlechtit dhe tani është duke punuar për të rikthyer.Të premten trajneri i Unitedit, Jose Mourinho ka konfirmuar se Ibra do të udhëtojë me ekipin për ta shikuar ndeshjen.
Ibrahimoviq ka treguar se shërimi po shkon mirë, duke shkruar në Instagram se është, “Gati për finalen”, në të cilën shihet duke ecur në një pishinë. (b.an)