Administrata Trump urdhëroi një fushatë asgjësimi të xhihadistëve në Irak dhe në Siri, për të ulur në maksimum numrin e luftëtarëve të huaj të kthyer në vend, theksoi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, raporton AFP.
”Kjo fushatë nënkupton veçanërisht që forcat e koalicionit të rrethojnë tashmë pozicionet e Shtetit Islamik para se t’i sulmojnë, që xhihadistët të mos kenë mundësi për t’u larguar dhe për t’u rigrupuar diku tjetër”, theksoi ministri i Mbrojtjes në një konferencë shtypi në Pentagon.
“Qëllimi ynë që luftëtarët e huaj të mos shpëtojnë ose të paktën numri i atyre që arrijnë të largohen të reduktohet”, deklaroi Mattis.
“Luftëtarët e huaj janë një kërcënim strategjik nëse kthehen në Tuniz, në Kuala Lumpur, në Paris, në Detroit apo kudo”, nënvizoi ai. “Ky vendim taktik për t’i rrethuar para sulmit është një iniciativë e marrë nga Donald Trump, pjesë e planit të përshpejtimit të fushatës kundër Shtetit Islamik”, theksoi sekretari i Mbrojtjes, përgatiti Koha. (b.an)