Sqarim per Opinionin Publik.
Nga Ahmed Kalaja
Imami i Rrugës së Kavajës
Me emrin e Allahut shume te Meshirshem, Meshirues Per Bajram do festojme e nuk eshte haram te votojme, me beri habi nuk me tingelloi mire, mirepo situata ne kendveshtrim kushtetues edhe ligjor e percaktonte shprehimisht ;” nje nga dy te djelat e fundit” shoh qe nuk len hapesire manovrimi ne favor te mos perplasjes ashtu sic jam shprehur ne dy deklarimet e djeshme. Pikerisht per kete sqaroj me tej se; Arritja e nje konsensusi apo marreveshje politike, na tregon te gjitheve se ATDHEU eshte i yni e per te ardhmen tone duhet te kontribuojme te tere. Si individ, dua te sqaroje se respektimi i Ligjit Themelor te ketij vendi, Kushtetutes, prej besimtareve muslimane eshte nje prioritet qe nuk duhet anashkaluar prej askujt qe e do vendin e tij. Gjithashtu mendoj dhe besoj se ndryshimi I dates se zgjedhjeve nuk eshte nje obligim i hoxhallareve, por i ligjvenesve, e per kete arsye, them dhe besoj se dita e percaktuar per zgjedhjet eshte dicka qe tejkalon mundesite e kapacitetin tone per te sugjeruar nje ndryshim pasi ai eshte vendosur e caktuar ne Ligjin Themelor. Besimtaret muslimane si pjese e kesaj shoqerie duhet te shprehen me votë, nese duan, e te zgjedhin perfaqesuesit qe ata mendojne se do ti cojne drejt prosperitetit material. Ndersa une si hoxhe e teolog, do kisha dashur qe dita e Bajramit te ishte feste kombetare e te perjetohej prej te tereve ashtu sic ka qene kahera. Sido te jete, perkrah bindshem ligjet e vendit tim dhe besoj qe ligjvenesit e atdheut tim kane marre vendimin e duhur, pavaresisht koicidences, qe dita e zgjedhjeve bie per dite Bajrami. Kjo do na jap mundesine ne teologeve, ashtu si dhe KMSH qe te percjellim mesazhe paqeje, sensibiliteti e qetesie ate dite kur do percaktohen “fatet” e ketij vendi. E sigurte qe ne muslimanet do festojme per Bajram, do bejme feste te madhe, do lutemi per udheheqesit e vendit tone qe Zoti ti udhezoj ne pune te mira, larg korrupsionit dhe ne permiresimin e gjendjes se popullit tone. Per Bajram do festojme, do votojme, do urojme garuesit ne votim, qe te fitoje ai qe i sjell vendit zhvillim e begati Shqiperise tone. AMIN!