Pas disa orë kërkimesh, polumbarët kanë gjetur trupin e adoleshentit tjetër të mbytur mbrëmjen e së hënës në lumin Osum.
Kufoma e 17-vjeçarit Ridvan Broka është gjetur mesditën e së martës rreth 200 metra larg vendit ku u mbyt së bashku me 15-vjeçarin Luan Demiraj.
Ndërkohë në orët e mbrëmjes policia e Beratit nxorri nga lumi Osum trupin e pajetë të një 17-vjeçari që rezultonte i zhdukur që prej mesditës. Viktima Luan Demiraj dyshohet se është mbytur në lumë bashkë me një shokun e tij.