Policia e Fierit ka sekuestuar 86 kg kanabis dhe ka vënë në pranga dy vëllezër.
Në sajë të operacionit “Kurtaj” u vunë në pranga Altin Shyti, 36 vjeç dhe Teli Shyti, 26 vjeç nga Ngjeqari i Roskovecit.
Arrestimi i tyre u bë, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjetën 86 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e ndarë në dy fuçi plastike dhe në 5 thasë plastmasi me vakum.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua edhe 1 armë zjarri automatike, mjeti tip Toyota me targa AA 326 KE si edhe 1 motorçikletë tip Yamaha, e cila nga verifikimet paraprake, dyshohet se është e trafikuar në Shqipëri.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se lënda narkotike që u gjet në qeset e vakumit, ishte e përgatitur me qëllim trafikimin e saj jashtë vendit, me destinacion Italinë.