Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se partia e tij ka marrë vendim që në garën për deputetë të futen katër anëtarët e saj të cilët tash e nëntë muaj janë në arrest shtëpiak me akuzën për terrorizëm, transmeton Koha.net.
Krasniqi, duke njoftuar për këtë, ka shkruar në Facebook: Sapo u njoftova që Lëvizja ka vendosur që unë, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Atdhe Arifi të garojmë për deputetë të saj.
I falënderoj të gjithë aktivistët e Vetëvendosjes për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kanë treguar këta 9 muaj prej kur jemi nën arrest. Më 11 qershor, ndryshimi do të ndodhë. Ky ndryshim, do t’i hapë rrugët që drejtësia për Astritin të vihet në vend!, përgatiti Koha. (b.an)