Me arritjen e marrëveshjes Rama- Basha, tashmë e gjithë vëmendja do të kalojë tek fushata elektorale e cila nis javën e ardhshme.
Pavarësisht se mbetet ende pezull emërimi i gjysëm së qeverisë me emrat teknikë që pritet të sjellë PD për 6 ministri të kabinetit, kryeministri Edi Rama duket se është i fokusuar tek porositë për fushatën elektorale dhe zgjedhjet e 25 qershorit.
Ditën e nesërme, kryeministri pritet të mbledhë tek “Xibraku” në kryeqytet të gjithë kandidatët për deputetë të PS-së në Shqipëri.
Vendi i zgjedhur është pikërisht ai ku në të shumtën e rasteve socialistët kryejnë Asamblenë e tyre Kombëtare, apo takime të përmasave të mëdha me strukturat e partisë.
Takimi pritet të mbahet në orët e pasdites, kur kryeministri e njëkohësisht kreu i socialistëve, do t’u japë kandidatëve për deputetë urdhërat dhe udhëzimet për fushatën elektorale. /b.d